Policia arreston 29 qytetarë në protestën kundër Ministrit të Jashtëm grek

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias është pritur me thirrjet: Turp! Turp!

Mbështetës të PDIU dhe shoqata Çamëria vijojnë protestën para ministrisë së jashtme, takimi i parë i ministrit Dendias në vijim të vizitës zyrtare sot në Tiranë.

Në orën 12:10 policia i ka bërë thirrje protestuesve të shpërndahen ndërsa kreu i PDIU-se, Shpetim Idrizi tha se ishin shoqëruar rreth 26 protestues.

Disa herë ka pasur përplasje mes policisë dhe protestueve pasi nuk janë lejuar të qëndrojnë pranë ministrisë së Jashtme por janë zhvendosur në anën tjetër të rrugës.