Ndryshon leja e qarkullimit për makinat në Shqipëri

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër të ri për ndryshimin e lejës që qarkullimit të automjeteve në Shqipëri. Raportohet se dokumenti i ri do të jetë në përputhje me direktivën europiane.

Përvec formës së kartonit të ri, leja e qarkullimit do të përfshijë edhe certifikatën e pronësisë së automjetit. Për momentin në Shqipëri janë dy kartona, një për lejën e qarkullimit dhe një tjetër për certifikatën e pronësisë së mjetit. Nuk është bërë ende e ditur saktësisht se kur ky ndryshim do të hyjë në fuqi, por thuhet së shpejti.

“Leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit të bëhet sipas rregullores së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor”, shkruhet në urdhër.