Indrit Vokshi – Pse Rama me yll të kuq?


Nga Indrit Vokshi

Edi Rama e vë yllin e kuq në kollare në kuadër të luftës me Ilir Metën; kush të marrë votat e komunistëve fanatikë. Meta nderon Vojo Kushin, ky i përgjigjet me yll të kuq.

Nëse duan ta dinë social-komunistët, Rama është më shumë fashist sesa komunist. Përfaqëson modelin fashist kundër të cilit social-komunistët krenohen se kanë luftuar e fituar. Pra nuk është i tyre, thjesht i shfrytëzon ata për vota e për mbështetje. Socialistët le t’i kenë idetë e tyre dhe besimin e tyre. Mirëpo duhet të kuptojnë diçka;

1. Nëse krenohen se e majta mbështet të varfërit me ndihmë sociale, Edi Rama të varfërve u ka dhënë dajak.

2. Nëse krenohen se mbrojtën kufinjt 45 vjet, Edi Rama është përfshirë dy herë në cënim kufinjsh, në Kosovë dhe tani me detin ku kapitulloi.

3. Nëse socialistët besojnë tek shpërndarja e barabartë e buxhetin, Rama e shpërndan buxhetin për 5 shokë të vetët dhe 5 shokë të vëllait të vet.

4. Nëse socialistët besojnë tek administrimi publik, Rama ka dhënë gjithçka me koncesione skandaloze.

5. Nëse socialistët besojnë tek modeli i një partie të hapur e dialogueee, socialiste, ku anëtari ka rol dhe ideologjia socialiste vlerësohet, Edi Rama ua ka marrë partinë socialistëve dhe ua ka dorëzuar shokëve gangsterë pa lidhje me Partinë Socialiste.

Atëherë o të dashur socialistë a do të pranoni tiu mashtrojë me një yll të kuq në kollare dhe më pas të vazhdojë të bëjë ato çfarë përmendëm më sipër? Se besoj. Sduhet. Më mirë lini qeverinë dhe ruani dhe reformoni partinë sesa humbni partinë vetëm për pushtetin e Ramës, vëllait dhe shokëve të tyre.