A po i mjekojne siç duhet pacientët me COVID-19, mjekët e familjes?

As mjekët e Infektivit apo Sanatoriumit, të cilët që prej marsit po trajtojnë të sëmurët Covid-19 në të dy spitalet e dedikuara, nuk janë në dijeni të protokolleve që ndjek mjeku i famijes.

“Për mjekun e familjes ka pak amulli. Ndoshta shpeshherë mjeku i familjes e shton mjekminin jo në përputhje me stadin e sëmundjes, dhe nga rastet që na vijnë ne ose i këshillojmë on-line vëmë re që u janë dhënë mjekime të tepruara nga mjeku i familjes.

Një pacient që ka temperaturë dhe pak gricje fyti nuk ka pse mjekohet me antibiotik, sepse covidi shkaktohet nga sars cov 2 që është virus dhe virusi nuk luftohet me antibiotikë. Ai këshillohet vetëm në rastin e pneumonisë për të penguar mbivendosjn e një infeksioni bakterial, dhe kryesisht për pacientë spitalore dhe jo ato në kushte në shtëpie” – tha Arjan Mezini, pneumolog tek “Shefqet Ndroqi”

Një pjesë e mirë e pacientëve në këtë moment po trajtohen në mënyrë ambulatore. Mjeku i familjes duhet të bëjë një vlerësim real të gjendjes së pacientit. Ajo që po shikojmë në spitale është që vijnë raste që janë ose mesatare ose të rënda, ndoshta po të vinin më shpejt se sa kaq dhe shancet për të bërë një punë më me suskes do të ishte më e madhe. Ndihmesa që jep mjeku u familjes është shumë e madhe, por na duhet edhe ndihmesa në drejtim të kapjes së rastit në kohën e duhur/Tch