Rama si Enveri dikur ia përplasi Europës të “vërtetën” në fytyrë

Nga Flamur Gjymishka

Në fundjavë Rama mbajti një ligjëratë ne Mynyh në mbrojtje të padrejtësive që u bëhen ballkanasve perëndimorë nga BE duke mos i integruar në Europë.
Një intelektuali të klasit të Ramës, Kryeministër i një vendi kandidat të BE-së, aq më tepër drejtuesi aktual i OSBE-së u tregua i paafte të argumentojë si të padrejtë qëndrimin e BE-së per mos hapjen e negociatave. Rama dukej se po fliste ne një fshat të humbur të Shqiprisë për të bindur fshatarët se ky qëndrim nuk ka lidhje me plotësimin e kushteve nga ne por me hallet e brendëshme të BE-së. Kështu:
i) Rama e vlerëson qëndrimin për mos hapjen e negociatave gjithëballkanik, faktet flasin ndryshe për Serbinë, Malin e Zi dhe se fundmi për Maqedonine e Veriut procedurat kanë nisur
ii) Rama i vlerëson të ekzagjeruara akuzat mbi krimin e organizuar në Shqipëri, dhe sjell shembullin e një gazete hollandeze, ku ne titull akuzoheshin shqiptaret si drejtues te nje bande narkotikesh dhe ne brendesi shqiptaret pjesmares rezultonin vetem roje. Por Rama duke menduar se flet me fshataret, shmang faktin qe raportet e Europolit dhe DEA-s e cilësojnë Shqiperinë si vendin me të madh prodhues dhe furnizues me kanabisi te vendeve te Europes, vend tranzit per drogat e forta dhe se shqiptaret janë drejtues grupesh te medha te trafikut nderkombëtar te kokaines, heroinës ne vendet e origjines Shqipëria ështe kthyer në lavatrice të larjes së parave të drogës, vetem 3 vitet e fundit ne Tirane ne sektorin e ndertimit jane pastruar 1.6 mld € dhe kete e thone pikerisht auditori qe Rama i tregon se sa te pafajshem jane shqiptaret.
iii) Rama anashkalon 15 kushtet qe auditori ku ai flet i ka vene atij per të të hapur negociatat.
Rama perdori Mynihun per tu fol shqiptareve duke habitur europianet me akuzat qe u drejton atyre si fajtore per mos integrimin e Shqiperse, duke i bere dhe me skeptik per hapjen e negociatave
Ne kete menyre Rama na kujtoi Enver Hoxhen kur ua perplaste ne fytyre te “vertetat” e tij imperialisteve europiane.