Ndalimi i furnizuesve kinezë sjell pasoja të pafavorshme në mirëqenien e BE dhe vendosjen e 5G

Shoqata Evropiane e Telekomunikacionit Konkurrues (ECTA) paralajmëron kundër këtyre pasojave

ECTA denoncon çdo ndalim të furnizuesve kinezë të 5G për arsye gjeopolitike dhe thekson se vendime të tilla mund të justifikohen vetëm në bazë të fakteve të vërtetuara mirë. 5G siguron një kornizë të përshtatshme për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë që prekin rrjetin e së ardhmes duke respektuar sovranitetin evropian dhe kombëtar.

ECTA paralajmëron kundër pasojave të pafavorshme që do të ketë eliminimi i furnitorëve specifik në interesat e konsumatorit dhe biznesit, si dhe në kohezionin e tregut të brendshëm.

Një zvogëlim i numrit të furnizuesve në mbarë botën nga 5 në 3, nuk do të ndikojë vetëm në sektorin e telekomunikacionit duke rritur kostot, duke ndikuar negativisht performancën, duke vonuar vendosjen e rrjeteve 5G dhe duke kufizuar potencialin e novacionit. Ai gjithashtu do të ketë pasoja të rëndësishme më të gjera socio-ekonomike të tilla si zvogëlimi i kapacitetit të ndërmarrjeve, institucioneve publike, shoqërisë civile dhe përdoruesve të fundit individualë për të ofruar shërbime të reja dixhitale dhe për të nxitur me sukses rritjen dhe rimëkëmbjen – një kapacitet mbi të cilin politikëbërësit e BE-së kanë vendosur me të drejtë shumë theks për të siguruar mirëqenien tonë në të ardhmen.

ECTA dhe anëtarët e saj gjithashtu kujtojnë se aksesi tek shitësit specifik, nëse nuk është i garantuar mbi një bazë ekuivalente për të gjithë operatorët, rrezikon të shtrembërojë konkurrencën. Këto implikime mund të materializohen në të gjithë vendet, duke lejuar kështu që disa të fitojnë një avantazh krahasues përmes teknologjive më të përparuara dhe efikase.

Prandaj, një qasje që mbron të ardhmen e sigurisë së rrjeteve të Evropës duhet të mbetet e bazuar në prova, të konsiderojë tregun, të përfshijë komunitetin e operatorit dhe të shmangë paragjykimet konkurruese që do të shkatërrojnë vlerën. Standardet, certifikimi dhe rregullat ligjore duhet të bashkohen për të krijuar një kornizë koherente që mban komunikimet elektronike të sigurta dhe të përballueshme.

Marrë nga: ECTA