Kush tha se nuk ushqehesh dot shëndetshëm në Shqipëri?

Nga Ledian Droboniku

Mjafton të gjesh mik besnik për djathin pa niseshte, mik për vaj ulliri origjinal, mik për mjalt pa sheqer, mik për mish jo maqedons, mik për qumësht, e mik për çdo zarzavate. Mjafton të kemi besim tek miqtë për çdo gjë na duhet me cilësi.

Po tregu?
A nuk duhet ti rregullonte tregu dhe konkurrenca, si rrëfen përralla neoliberiste, raportet mes njerëzve. Nëse dikush nuk ka produkt cilësor, mbreti konsumator e ndëshkon duke shkuar tek konkurrenti i tij.
Po nëse të gjithë mashtrojnë dhe konkurrenca bëhet poshtë (duke ulur kostot) e jo lart (për cilësi), çfarë ndodh?
Ajo që shohim çdo ditë në Shqipëri e jo vetëm: maksimizimi i fitimit edhe duke helmuar njerëzit.
Përralla panacea neoliberiste e konkurrencës nuk dallon shumë nga përralla mbi barazinë komuniste.
Por, Shoqëria është “pakkkk” më e komplikuar.

Në shoqëritë primitive çdo gjë prodhohej e konsumohej brenda një komuniteti, shkëmbimi bëhej mbi raporte “besimi social”.
Kalimi në kapitalizëm shtoi prodhimet dhe shkëmbimin përtej komunitetit duke ndryshuar dhe formën e besimit në “kontraktual” me anë të tregut dhe mekanizmat e tij me operatorë anonimë.
Por kjo formë objektivizimi i besimit nuk mjaftoi sepse fryt i mashtrimeve dhe pasigurive.
Prandaj dhe fuqizimi i shtetit dhe krijimi i “besimit institucional” ku shteti del si garant i interesit publik.

Por neoliberistët urrejnë shtetin dhe prandaj e duan “minimal”. Fabula shteti i keq, tregu i mirë, është sot DOGMA UNIKE që formon jo vetëm studentët, intelek/tualet por dhe vete te mjerët.

Shteti nuk garanton tê drejtat kushtetuese nëse ai nuk kontrollohet nga populli, por oligarkët që shiten si “elita”.
Ja pse duhen REFUZUAR dogmat majtas-djathtas, duke kërkuar EKUILIBRIN mbi shtetin-tregun e duke vendosur DEMOKRACINË, ku vertet populli sovran vendos fatet e tij.

Përndryshe shoqëria bën REGRES drejt formave primitive, duke kërkuar shpëtim virtual.