Me Bashën apo me Ramën fiton biznesi i vogël ?

Nga Vehap Kola

Rama e rrënoi biznesin e vogël duke e përfshirë në skemën e TVSh-së, duke i marrë tatim-fitim dhe duke shtuar shpenzime si tarifa mujore për kontabilistin, mirëmbajtja e kasës gjobat për kupon etj.

Veliaj dhjetëfishoi taksën e hapësirës publike, nga 1500 lek të vjetra/m² e bëri 15,000 lekë/m².

Veliaj dyfishoi edhe taksën e pastrimit, takspn e gjelbërimit, shpiku një taksë për arsimin, taksë për fjetje në hotele, etj.

Të kishe një dyqan, një minimarket apo një punishte në Tiranë u bë një punë e kotë, pa fitim dhe pa motivim.

Në kulmin e kësaj mërzie të përgjithshme, kur shumica kërkojnë mënyra për të ikur nga Shqipëria, erdhi tërmeti, pastaj pandemia.

Rama nuk i ndihmoi bizneset e vogla.

Dha shumë pak lekë dhe me shumë bela e stres për t’i marrë.

Mali i Zi dha 1.2 miliard Euro. Serbia 4.5 miliard.

Më këtë situatë, Basha shpalli se do ta ngrejë tavanin e biznesit të vogël në 140 milion lek të vjetra, duke hequr TVSH-NË, dhe do të taksojë vetëm.0.5% të xhiros.

Të gjitha taksat e tjera lokale dhe qëndrore zerohen me planin e Bashës.

Rama e kopjoi që të zbehte efektin e premtimit të Bashës: e bëri taksën 0%.

Por taksat dhe tarifat lokale nuk i preku.

Një biznes me xhiro 140 milion paguan me Bashën 700 mijë lekë të vjetra në vit.

Me kaq i shlyen të gjitha.

Sipas Drejtorisë së Tatimeve 18 mijë biznese kanë këtë nivel xhiroje.

Sa janë taksat lokale që paguan një biznes i tillë sot?

72 mijë biznese kanë xhiro deri në 50 milion dhe paguajnë maksimumi 250 mijë lekë të vjetra në vit me planin e Bashës.

Sa janë taksat lokale që paguajnë këto biznese sot?

Krahasojini këto duke marrë si shembull biznesin tuaj dhe bjerini lapsit kush ju takson më pak sot.

Por mos harroni as se kush ju uli në gjunjë duke ju kaluar në biznes të madh mbi 20 milion lek.