Makina del nga rruga dhe përfundon poshtë urës. Bie nga lartësia 100 metra

Një aksident i rëndë u regjistrua sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë. Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, një makinë që drejtohej nga Alban Hasanllari doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e bëri të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti. 37-vjeçari u nxorr nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrëfikësve dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se i plagosuri u nxorr nga makina me shenja të dobëta jete. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.