Kardinal Troshani feston 92-vjetorin, Meta: Martir i gjallë i Kishës

Presidenti i Republikës Ilir Meta uron Kardinalin shqiptar, Dom Ernest Troshani me rastin e 92 vjetorit të lindjes së tij

Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se kardinali është simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe.

Ilir Meta: Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani.

Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese