Jozefina, shkopi i Edi Ramës

Edi Rama synon të fitojë duke përçarë dhe copëtuar opozitën dhe votat opozitare.

Në një kohë kur PD dhe Lulzim Basha kanë arritur të sigurojnë një Koalicion të Madh, me LSI, PDIU, PR e deri tek PBDNJ, kundër Edi Ramës dhe, fitorja e këtij koalicioni të PD është e dukshme, Edi Rama kryen dy veprime.

1. Ndryshime kushtetuese të dhunshme me qëllim për të mos i lejuar partitë opozitare të kandidojnë të bashkuara.

2. Krijimin e partive të reja me orientim gjoja të djathtë me qëllim për të përçarë votën e cila supozohet t’i shkojë Partisë Demokratike.

Në shërbim të këtij qëllimi të Edi Ramës është rreshtuar edhe Jozefina Topalli. Edi Rama po financon krijimin e një partie të re të Jozefinës. Financimin e kësaj partie duket se ka marrë përsipër drejtori i KESH dhe ish drejtor i Fondit të Zhvillimit .

Jozefina pati 17 vjet pushtet. Prej vitit 1996, PD e promovoi Jozefinën në pushtetin legjislativ, deputete, nënkryetare dhe kryetare e parlamentit. PD e promovoi Jozefinën politikisht si nënkryetare partie, madje në dy qarqe të veriut, Shkodër e Lezhë, Jozefina kishte pushtet gati sa Sali Berisha. Jozefina propozonte emërime dhe shkarkime, Jozefina pra, kontrollonte pushtetin e PD. Jozefina nuk ishte as gjeniale e as e rrallë, shumë gra shkodrane e joshkodrane mund të ishin deputete si Jozefina dhe kryeparlamentare si Jozefina. Mirëpo fati dhe demokartët, mundësuan që të ishte Jozefina.

E sot si vepron Jozefina Topalli? Në vend që tu jetë mirënjohëse demokratëve që e mbështetën, në vend që t’i jetë mirënjohëse edhe Sali Berishës i cili e promovoi dhe e mbrojti, ajo bashkëpunon me Edi Ramën kundër PD-së, bëhet pjesë e planeve të Ramës, bashkëpunon me krimin e oraganizuar, kundër demokratëve, kundër popullit që po masakrohet nga kamxhiku i diktatorit Rama, thjesht për të mos i lejuar demokratët të rikthehen në qeverisje. Thjesht pse nuk i pëlqen Lulzim Basha kryemininistër.

Jozefina ka aq urrejtje, Jozefina ka vënë bast se Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër. Mirëpo populli shqiptar i keqtrajtuar nga Edi Rama, nuk mund ta durojë Ramën edhe katër vite, vetëm prej urrejtjes dhe basteve të Jozefinës. Populli nuk mund të jetë viktimë e mllefit të Jozefinës për Bashën.

Prandaj kur Jozefina të dalë e të kërkojë mbështetës për për partinë e re, me argumentin mashtrues se Basha e Rama janë bashkë dhe prandaj duhet një parti e djathtë e vërtet, demokratët do ia përplasin derën në fytyrë. Sepse kjo puna e partive të reja para zgjedhjeve u bë tashmë sport i vjetër. Bamiri, Patozi, Bojaxhiu, Blushi, janë shembulli që u jep leksion shqiptarëve, ua tregon hilet, u ka mësuar se këto partira formohen sa për të dëmtuar kundërshtarin në zgjedhje, pastaj humbin pa nam e pa nishan.

Populli shqiptar duket i vendosur për të votuar ndërrimin e qeverisë, largimin e Ramës dhe pranimin e Lulzim Bashës kryeministër. Megjithatë, demokratët dhe të gjithë shqiptarët, duhen sqaruar dhe informuar që të mos bien viktima të partive të formuara nga Rama e të cilave u atashon pranë edhe “financierin” e tij, si krahu i djathtë, në ketë rast Benet Becin.