Gjoba| Av.Goxhaj: Mos e jepsni emrin e babës kur t’iu pyesë policia, e bëjnë me qëllimin për…

Avokati Altin Goxhaj, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejt me studion e lajmeve në televizionin FaxNews, ka folur rreth vendimit të qeverisë për mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të hapura, si dhe penalitet me gjobë që vendosen nga autoritetet për mosmbajtjen e saj. Goxhaj i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos e japin emrin e babait kur efektivët ua kërkojnë për të lotësuar gjobën.

Avokati thekson se përgjegjësia në një shtet të së drejtës është personale dhe nuk ka pse të kemi një kalim të përgjegjësisë tek ai person që disponon kontratën e energjisë. Kalimin e përgjegjsisë individuale tek një person tjetër Goxhaj e paralelizon me periudhën e komunizmit, ku siç shprehet ai nëse djali bënte diçka në atë periudhë e hante gjithë familja dhe farefisi. Goxhaj i këshillon qytetarët të japing vetëm kartën e identitetit dhe të mos përgjigjen për pyetjet mbi emrin e babait ose të dhëna të tjera. Avokati i cilëson këto gjoba të pavlefshme të cilat mund të rrëzohen në gjykatë.

“Mos e shkruani emrin e babës në gjobën e policisë për mosmbajtjen e maskës. Mos e shkruani që t’i fusnin ata në një konfuzion të ri. Ky konfuzion i ri përcaktohet nga e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të mbajtur përgjegjësi për veprimet e veta. Në kohën e Enver Hoxhës nëse djali bënte një gjë e hante dhe babai, vllai,mamaja,motra, halla, xhaja, tezjamadje dhe shokët.

Në komunizëm nëse ti bëje diçka, për agjitacion dhe propagandë ose kur dilje kundër qeverisë e hante gjithë familja. Nëse ju dilni pa maskë e ha gjithë familja, sepse ai që ka kontratën e energjisë mban përgjegjësi. Kur lidhet një kontratë lidhet me një individë dhe ai individ mban përgjegjësi për atë kontrat dhe asnjë person tjetër i familjes nuk mban përgjegjësi. Çdo qytetar mban përgjegjsi për veprimet e veta.

Deri në 18 vjeç ti je në kontrrollin e familjes por mbi 18-vjeç nuk je më. Por për një djalë 25-vjeç i cili merr një gjobë për maskat, ata duan që t’ia faturojnë babait. Këtë s’mund ta bëjnë pasi babai nuk ka asnjë detyrym për ta paguar, mjafton që djali të thot se nuk jeton me familjen dhe të mos jap llogari se ku jeton. Babai nuk ka pse të paguaj faturat e djalit”.- tha Goxhaj.