Emri i të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në Itali

Aksident tragjik në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia, Itali.

Siç shkruajnë mediat italianë, në një makinë ku po udhëtonin 4 të rinj shqiptarë, të moshës 19-20 vjeç, ka humbur drejtimin në rrethana, duke u përplasur me një pemë.

Të gjithë pasagjerët janë plagosur rëndë.

Ata janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmën mjekësore, por një prej tyre nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve të marra, duke humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Chiari.

I riu që ka humbur jetën, i cili drejtonte edhe makinën, është identifikuar si Klajdi Hallulli.

Edhe një prej të rinjve ndodhet në gjendje serioze për jetën ndërsa 2 të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën