Edi Rama për fundjavë në Berlin. Flet në seminar gjysëm bosh dhe pa interes për Shqipërinë

Kryemininstri Edi Rama po kalon fundjavën në Berlin.
Duke folur nga seminari gjysmë bosh “Europapark” në Mynih, Edi Rama u shpreh se është e pakuptimtë që vendet të privohen nga mekanizmi i negociatave të anëtarësimit në BE dhe nënvizoi faktin se akuzat që i bëhen Shqipërisë për kriminalitetin nuk janë të vërteta.

“Ne duam të jemi pjesë e BE, por të jem i drejtpërdrejt; nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku funksionojë mirë, ku nipërit e vegjël i vënë veto gjyshërve. Një Evropë që nuk funksionon me 28, mund të funksionojë me 33 vende? Nuk mund të funksionojë normalisht, është e mundur, por kjo nuk është e zgjidhshme nëse fuqitë e mëdha të Evropës ulen për ta përshtatur mekanizmin.

Pastaj krimi shqiptar… Kur bullgarët donin të hynin në BE mendoni se ato do t’i vrisin. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla. Krimi shqiptar, nuk ekziston. Nuk ka krim shqiptar. Gunther përmendi diçka që është jo reale. Si është e mundur që të dhënat për kriminalitetin nuk shpërndahen. Duke folur për krimin shqiptar, në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe që të shkon në mend, është e mirë për politikën por nuk është e vërtetë. Në Holandë shqiptarët tashmë janë bërë gjëja më e keqe. Një gazetë me titull të madh se një bandë shqiptarësh ishte shkatërruar. 9 ishin arrestuar, 3 holandezë, një belg, dy nga Polonia, dikush nga Maroku dhe në të ishin dy shqiptarë 65-vjeçarë që ruanin magazinat ku kultivohej droga, por për politikën ishte mirë që ta paraqiste si bandë shqiptare.

Macron më ka përsëritur shpesh që nëse biem dakord për çeljen e negociatave me Shqipërinë kjo nuk do jetë e lehtë për shkak të Marinë le Pen. Problemi është se ata duhet të prisnin zgjedhjet. I thashë përse nuk e thoni, ‘djema ne ju duam, na pëlqeni por duhet të lyejmë shtëpinë njëherë’. Opinioni publik e dëgjon sikur ne po bëjmë gjënë e gabuar, jo se Macron do përballet me zgjedhjet. Pozicioni ynë është shumë i çuditshëm. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër për Evropën. Por si mund të martohemi kur Evropa nuk na flet. Negociatat janë gjëja më e rëndësishme për vendet tona. Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është çka është reale për ne. T’i privosh vendet nga ky instrument është pa kuptim. Është momenti i duhur për t’ju thënë ejani të vizitoni Shqipërinë, është larg 1 orë e disa minuta. Është vend i bukur, për të huajt është vendi më i sigurt në Evropë”, deklaroi Rama.