Edi Rama merr certifikatën si prodhues lajmesh të rreme nga Facebook

Kur është fjala për lajme të rreme, dhe kryesisht për pandeminë Covid-19, Facebook duket se nuk toleron më.

Shënjestër e tij për shpërndarje të informacioneve të rreme është bërë dhe vetë kryeministri Edi Rama me një postim të datës 15 tetor, ditën kur hyri në fuqi të aktit normativ për vendosjen e maskës edhe jashtë.

Kreu i qeverisë justifikonte vendimin e marrë për maskat e detyrueshme, me gripin spanjoll të vitit 1918, dhe thoshte se pandemia kishte shkaktuar 50 milionë viktima.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruante Rama.

Por duket se ky postim i Ramës është detektuar nga Facebook, i cili shkruan në një tabelë më poshtë:

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë”- shkruhet në shpjegimin e Facebook.