Dy policë infektohen me Koronavirus. Njëri efektiv i skuadrës “Shqiponja”

Në qytetin e Elbasanit janë prekur me Covid edhe dy punonjës të drejtorisë së Policisë.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se njëri është një oficer në këtë drejtori dhe tjetri është një efektiv i skuadrës “Shqiponja”.

Mësohet se efektivi i “Shqiponjës” ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Sot në Elbasan u regjistruan 14 raste të reja me Covid, 7 prej të cilëve ishin mësues.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 281 raste të reja pozitive dhe tre viktima në shkallë vendi. Nga fillimi i pandemisë Elbasani ka regjistruar 279 persona të infektuar