Aksident i rëndë në autostradën Tiranë Durrës, 1 i vdekur anës rrugës

Një aksident I rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.