Znj. Ministre, ÇFARË PO BËHET ME 7 SHËRBIME TË RËNDËSISHME TË QSUT-s?

Nga Mirela Tabaku

Prej muajsh pacientët e disa shërbimeve në QSUT si djegie plastikë, reumatologji, alergologji, dermatologji, fizioterapi, nuk po marrin shërbimin e duhur. Disa prej tyre këtyre shërbimeve nuk mund t`i hospitalizojnë pacientët, disa hospitalizojnë një numër shumë të reduktuar dhe shumë herë më të vogël nga sa e kanë të nevojshme pacientët për trajtim dhe ndjekje. Ndërkohë dhe shërbimi I anatomisë patologjike dhe qendra e gjakut janë zhvendosur në mjedise të tjera jo të përshtashme, duke vështirësuar aktivitetin normal të tyre.
Kjo situatë po rëndon shëndetin e tyre, nuk lejon që mjekët të kryejnë aktivitetin e duhur klinik, akademik e shkencor, megjithë kërkesat e vijueshme të tyre për zgjidhje, pikërisht për shkak të paftësisë për të menaxhuar dëmtimet e postërmetit dhe situatën e covid 19 në QSUT.
PO NEGLIZHONI KUJDESIN NDAJ PACIENTËVE, në një kohë kur cdo organzëm ndërkombëtar thekson që në këtë situatë të rënduar të covid 19, kujdes akoma më I vecantë duhet bërë dhe për të gjithë pacientët e tjerë!!!!