Vatra të reja në shkollën e Vorës. Në pritje të tamponit, 29 mësues të “Emin Durakut” në karantinë

Ministritë e linjës, ajo e Shëndetësisë dhe e Arsimit, nuk po ia dalin dot të mbajnë hermetik numrin e mësuesve të infektuar.

Sindikatat e arsimit flasin për mësues të infektuar thuajse në çdo shkollë që nga fillimi i procesit mësimor, ndërsa vatrat bëhen mediatike vetëm kur numri i të infektuarve brenda të njëjtit institucion rritet.

“Emin Duraku” është e fundit. Infektimi i tre punonjësve dhe pesë mësuesve ka futur në izolim 29 mësues, deri në pritjen e përgjigjes së tamponit, që pritet të vijë brenda së dielës. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe shkolla 9- vjeçare në Vorë.

Burime të gazetës brenda këtij institucioni bëjnë me dije se gjashtë mësues dyshohet të jenë infektuar me koronavirus.

Ndërsa tek “Emin Duraku” mësimi nuk është ndërprerë për asnjë ditë, pasi që dje është bërë zëvendësimi i 29 mësuesve të tjerë, në shkollën e Vorës nuk është mundësuar një gjë e tillë, pasi mësuesit refuzojnë të shkojnë.

Ministria e Arsimit ka gati fondin e pagesave përreth një mijë mësues që mund të duhen për të përballuar nevojat si shkak i boshllëqeve që krijon Covid. Deri më tani, mesatarisht në ditë mungojnë 120 mësues, nga të cilët 80 kanë lidhje direkte ose indirekte me Covid.

Përveç shkollave, vatra virusi janë kthyer edhe çerdhet e kopshtet, ku fëmijët lëvizin lirisht pa masa mbrojtëse. Së fundmi, një kopsht në ishBllok ka ndërruar të gjithë.