“U tallën te lapsi,me nënën time”, Veliaj sulmon Bushatin dhe Shkullakun: Kanë vila në ”Long Hill”. Poooo djemtë e pastrueseve do e drejtojnë këtë vend!


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është duke folur në Asamblenë e socialistëve në Bërzhitë, ku iu është përgjigjur të gjitha akuzave që janë hedhur në drejtim të tij, kur kujtoi sakrificat e të ëmës për ti edukuar.

Veliaj tha se të ëmës i është dashur që të qepë këpucë, dhe të punojë si pastruese, pasi kishte humbur punën e saj në ushtri. Duke iu referuar gazetarëve Andi Bushatit dhe Armand Shkullakut, Veliaj tha se ata duhet ta dinë mirë që djemtë e njerëzve që punojnë do ta drejtojnë këtë vend.

Sa të drejtojë PS dhe Edi Rama çdo fatkeqësi do ta përballojmë bashkë, ne ndoshta nuk e parandalojmë dort tërmetin, shirat, rrëshqitjet e tokave, por di të them këtë që sa herë që të rrëzohemi do të gjejmë prapë fuqinë që të ngrihemi në këmbë.

Një shtet nuk matet se sa herë rrëzohet, por nga shpejtësia me të cilën arrin që të ngihet. Zonjat e Bërzhitës janë zonjat më punëtore që unë kam njohur në të gjithë Tiranën, i pashë teksa punonin në një fasoneri, dhe bënin këpucë luksoze për ti çuar më pas drejt Italisë.

Kur pashë zonjat që punonin në fasoneri, mu kujtua nëna ime, që kishte mbaruar akademinë ushtarake, dhe i duhej të merrte 10 palë këpucë në shtëpi, që të merrte 130 lekë të reja, që ta na mbante ne me shkollë, pas humbjes së babait.

Pas punës në fasoneri, nënës iu desh që të bënte një punë të dytë si pastruese. Kur isha te ajo fasoneri, mu kujtua historia e jetës sime. Pashë një analist, që kishte filluar të tallej te lapsi, te kalemi, dhe kishte shkruar ”ja u bënë këta djemtë e pastreueses”. Lajmi im për ata është, pooo, djemtë e pastreuesve mund të bëhen dhe do ta drejtojnë këtë vend, jo ata që janë rritur në Bllok, dhe përçajnë dynjanë. Që kanë shtëpi te ‘Long Hill’”, u shpreh Veliaj.