Shpëtim Axhami: KODI i maskarenjve – i votuar prej budallenjve!

Nga Shpëtim Axhami, Kreu i PLL

A mund të quhet me standarte ky kod, për ju, që investoheni për standarte demokracie në Shqipëri.

Me kodin e miratuar në parlament dhe i mosdekretuar akoma nga presidentii RSH, jo vetëm qē listat qendrojnë të mbyllura dhe kualicionet dalin jashtë loje, por ka akoma më maskarallëqe antidemokratike brenda tij, kuptohet për atë që di t’a lexojë.

Ku qendron demokracia dhe pluralizmi politik zotërinjë, kushdo qofshi Ju, institucione apo individë të brendshem apo të jashtëm që merreni dhe investoheni për standarte demokracie në Shqipëri, që heshtni kur nuk duhet heshtur dhe flisni kur nuk duhet folur.

A jeni ne dijeni të ketij kodi imponues prej kësaj mazhorance (nëse e keni lexuar apo i’u kane perkthyer si duhet) që me kete KOD zgjedhor një subjekt politik hermetizohet dhe pluralizmi vdes, e kjo ndodh, sido që të kandidoj subjekti dhe sado vota të marri ai, sepse nëse;

Një subjekt politik!
-Kondidon si i pavarur ai mund të marr 90-mije vota në rang kombetarë (rreth 6%) te shpërndara këto njëtrajtësisht ne 12 Qarqe dhe përsëri nuk merr asnje mandat perfaqësimi për në parlament, pavarsisht talljes me 1% te trumpetuar gjoja si arritje standartesh demokratike.

A jeni në dijeni…
-Edhe kur subjekti kandidon ne “kualicion” me “lista të perbashkëta” dhe kandidatet, e këtij subjekti, të gjendur brenda listave te perbashketa i afrojne 90-mije vota kualicionit te shperndara ne 12 Qarqe, përsëri subjekti nuk merr asnje mandat nqs kandidatët e tij rradhiten poshte zonës së gjelbert.

Më e turpshmja!
Më e turpshmja nga të gjitha është se pavarsisht 90-mije votave të marra nga subjekti, nqs ky subjekt nuk merr mandat, ateherë as keto 90-mijë vota nuk i njihen subjektit që i ka marrë vetë këto vota nēpërmjet kandidatëve të propozuar prej tij.
E Turpshme, Kriminale, Antidemokratike.

Nese të gjithe Ju, që keni investuar per vendosjen e themeleve të demokracisë ne Shqiperi ( dhe faleminderit) kêtë lloj kodi e quani normal (ka edhe shumë hipokrizi të tjera brenda) atehere juve i’u rrofte demokracia e neve na rrofte pluralizmi.

Mendoj eshtë urgjente për të mos u kthy në të rrezikshme që pas mosdekretimi të presidentit ky kod të rikthehet në keshillin politik për ndryshime, duke mos u rivotuar të paktën nga deputetët e “opozites” të cilet jam i bindur nuk e kane lexuar kodin, por nqs e kanë kexuar atehere nuk e kuptojnë atë…të konsultohen.