“Në këto 30 vjet, nuk ka patur Shqipëria asnjë rrezik më të madh se Rama-Veliaj” – Kristi Pinderi


Nga Kristi Pinderi

Ne keto 30 vjet, nuk ka patur Shqiperia asnje rrezik me te madh se Edi Rama, Erion Veliaj dhe ajo qe ata perfaqesojne. Shfaqja e djeshme e Rames ne Opinion ishte jo vetem e turpshme por ishte njekohesisht nje kujtese qe duhet te na ndergjegjesoje per rrezikun qe ai njeri perfaqeson per shqiptaret.

Vazhdon te flase per gjerat qe premtoi, por nuk i beri kurre e vazhdon te flase per gjera qe do te beje, por nuk ka per ti bere kurre!

Erdhi ne pushtet me premtimin per t’ua kthyer qytetareve taksimin e ndershem e per pasoje te lehtesonte barren per te varfrit, por ai ka qeverisur keto 8 vjet ne emer te me te pasurve, te cileve u ka dhene nje akses ne buxhetin e shtetit qe nuk e kane patur kurre me pare ne te tilla nivele.

Erdhi ne pushtet me premtimin se do te reformonte shendetesine dhe do ta bente ate nje sherbim universal e do ta nxirrte nga lengata ku ishte futur, por sot shendetesia shqiptare jo vetem vazhdon te vuaje nga ajo lengate por eshte, sic tregojne dhe shifrat e fundit, e nenpaguar, me staf mjekesor qe ka ikur nga syte kembet dhe vazhdon te jete nje tmerr per kedo qytetar qe nuk ka mundesi te paguaje ne nje klinike private.

Erdhi me premtimin se do ti sillte arsimit dinjitetin e humbur, por sot, jo vetem qe dinjitetin nuk ia ka sjelle, por e ka shnderruar arsimin ne nje mall te shtrenjte te paaksesueshem e qe nuk i hyn ne pune as dreqit. Edhe une qe studioj ne Kanada paguaj per shkollen time, krahasimisht me te adhurat e mia, shume me pak se ajo qe paguajne studentet shqiptare.

Erdhi me premtimin per te rilindur menyren si e konceptojme mjedisin, pergjegjesite ndaj natyres, dhe marredhenien qe krijojme me ambientin e perbashket. Sot mburret me inceneratore qe edhe pse kane marre deri me tani 30 milione euro nga buxheti i shtetit nuk kane qene ne pune as edhe nje dite. Sot, shkaterrimi sistematik i Tiranes dhe i gjithe territorit shqiptar tregon per urine e ketyre dy njerezve, Rames dhe Veliajt, per ta vjedhur vendin nga cdo burim natyror e per ta shnderruar ate ne nje lebeti sipas shembelltyres se tyre. Tirana, qyteti qe ne krahasim me mundesite e qytetareve te vet eshte nder me te shtrenjtet ne Europe, eshte sot nje qytet i pabanueshem, ku qe te blesh nje apartament te ndertuar me leket e droges dhe prostitucionit duhet te punosh te pakten 120 vjet!

Erdhi me premtimin per te hapur vende te reja pune por sot punetoret i ka ne greve urie, ndersa te rinjve shqiptare u ofrohet ose te punojne ne pune muti te papaguara ose te zhduken perfundimisht nga ai vend!

Erdhi ne pushtet me premtimin per drejtesi sociale. Sot nuk hap dot kronikat e lajmeve sepse kane cdo dite histori tmerri te njerezve qe nuk kane buke te hane, qe flene jashte ne te ftohte, qe kerkojne te vdesin por nuk vdesin dot. Mjerimi qe shfaqet ne media eshte me pamje grafike nga ato qe duhet te te paralajmerojne te kesh kujdes nga tronditja! Kurre me pare nuk ka patur kaq shume pabarazi ne Shqiperi dhe kurre me pare nuk ka patur nje qeveri qe ta delegoje pergjegjesine e vet neper fondacione misterioze private bamiresie, njesoj si ne Europen e shekullit te 16.

Erdhi ne pushtet me premtimin per te qeverisur me profesionalizem por ai eshte ndoshta kyeministri me medioker qe ka patur Shqiperia. I mungon imagjinata dhe thellesia intelektuale per te prodhuar ide, ndaj i duhet te aktroje si aktor i keq. Ato skenat dje te Opinioni, tregonin mjerimin e thelle intelektual, moral por edhe estetik te nje njeriu qe na eshte mburrur per shijet e holla. Shemti e madhe!

Ne 25 prill shqiptaret kane detyre historike per ti larguar keta te dy: Ramen dhe Veliajn, perndryshe 45 vitet ne komunizem do jene nje lule nostalgjie para viteve te erreta qe keta po pergatisin per vendin.