Gazetari Artan Hoxha: Policia ta kërkojë 40 vjeçarin e zhdukur në një parcelë kanabis

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se 40-vjeçari Ermal Ngucaj që prej gjashtë ditësh rezulton I zhdukur, mund të jetë vrarë për shkak të konflikteve për kanabisin. I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se Ngucaj ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit në rrethinat e Vlorës, ku jetonte dhe vetë.

Sipas Hoxhës, takimi i fundit i Ngucajt ka qenë me një bashkëfshatarin e tij, që quhet Jani. Gazetari shton se Jani është shprehur se e ka përcjellë në shtëpi dhe më pas nuke k a parë më, por sipas Hoxhës, e gjithë problematika qëndron tek kanabisi. Artan Hoxha u shpreh se Ngucaj ka folur edhe me kamerë me të motrën. Gazetari tha se në fazën e korrjes, parcela ruhet me armë dhe se në këtë kohë po e ruajnë edhe natën që të mos ua grabizin. Ai udhëzoi policinë që të kërkonte në ndonjë parcel rreth e rrotull Vlorës për trupin e Ngucajt, teksa shtoi se ata që e kanë vrarë mund të jenë zhdukur edhe vetë.

 “Herën e fundit që kam qenë këtu kam denoncuar rastet e zhdukjes së personave në Burrel. Klevis Lleshi është rrëmbyer në mes të qytetit të Burelit. Është rrëmbyer edhe kushëriri i parë i tij Artan Lleshi. Janë vrarë edhe dy kushërinj. Si mund të zhduket njeri në ditën për diellin, Në Vlorë zhdukja e fundit është ajo e Elvis Troqit. Unë kam frikë që edhe atë që kanë rrëmbyer janë zhdukur për vete. Ermal Ngucaj, ka qenë duke udhëtuar me makinë me një bashkëfashatarin e vet, Jani. Më vjen keq se ka kaluar ajo koha e 48 orëve kur mund të kthehesh. Diku rreth orës 22:00 ka folur me motrën e vet me kamerë. Ndërsa fliste me të motrën, ka qenë me Janin. Bashkëshortes i ka thënë në telefon se ngatërroi rrugën. Këto prisnin që të nesërmen të shkonte në Vlorë dhe të merrte prindërit. Gjatë telefonatës që ka bërë pas motrës me bashkëshorten, telefoni fiket. Prindërit vijnë nga Vlora, shkojnë e gjejnë makinën të mbyllur me rrobat e tij brenda. Personi në fjalë, Jani thotë që ka qenë me të por shprehet se e ka çuar deri te shtëpia dhe është larguar. Nga hulumtimet që kam unë në terren më rezulton se personi në fjalë është i përfshirë në kultivim kanabisi. Kjo është një problematikë e madhe sepse do të shkaktojnë pasoja. Në këtë periudhë janë të detyruar ta ruajnë natën kanabisin. Parcela në fazën e korrjes ruhet me armë sepse ta grabisin. Kjo ka ndodhur në lumin e Vlorës që në vitin 2000. Rasti konkret ka dyshime të forta që ka të bëjë sërish me kultivimin e kanabisit. Ndaj kërkoni në ndonjë parcelë aty afër”, tha Artan Hoxha.