Facebook thotë se Rama shpërndan informacion të rremë për Koronavirusin

Kryeministri Edi Rama në postimin e të enjtes për të lajmëruar mbajtjen e maskave me detyrim shpërndau disa foto të vjetra të personave me maska.

Rama në postim jepte informacione edhe mbi pandeminë e ndodhur në vitin1918 nga gripi spanjolli por Facebook ia ka klasifikuar si informacion të rremë.

Një ndër politikat e Facebook është se në se evidenton që një postim në rrjetin e tij social ka informacion të rremë e klasifikon si të tillë dhe e bën publike për të gjithë.