E PLOTË| Ja çfarë tha Basha përballë gazetarëve për shëndetësinë, ekonominë dhe drejtësinë

Basha: Kriza është e dyfishtë: shëndetësore dhe ekonomike. Nuk do të rresht së përsërituri kërkesën që shteti t’u kthejë qytetarëve paratë e taksave në formën e mbështetjes që po marrin edhe qytetarët e vendeve fqinje.

· Basha: Paratë janë, po ato shpërdorohen dhe nuk shkojnë për të siguruar testet. Rimbursim i plotë për të gjithë ata që kurohen në shtëpi nga Covid.

· Basha: Rimbursimi i plotë i pacientëve që trajtohen në shtëpitë e tyre është çështje e jetës së qytetarëve.

· Basha: Mijëra mjekë të familjes mund të angazhohen nëse pajisen me mjetet e nevojshme mbrojtëse dhe paketat e medikamenteve.

· Basha: 70% e shkollave nuk kanë ujë të pijshëm. Nuk është marrë asnjë masë për mësuesit dhe për dezifektantë.

· Basha: Inceneratorët janë aferë e pastër kriminale. Pyetja është se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve?! Ku janë?!

· Basha: Kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës.

· Basha: Rama s’ka asnjë plan as për pandeminë, as për ekonominë. Ai është vetëm një gjobëvënës. Asnjë masë e paligjshme e vënë nga Rama nuk do njihet.

· Basha: Për të tre gënjeshtrat e vemjes, që bëhen për të shmangur vëmendjen nga aferat e tij dhe të shefit të tij, është dorëzuar padi në Prokurori.

· Basha: Për të tre aferat s inceneratorëve, fytyra dhe zëri i gënjeshtrës nuk do të shpëtojnë nga hetimi dhe ndëshkimi.

· Basha: Kosto e përpunimit të mbetjeve në Sharrë sipas projektit tonë do të ishte 12 euro/ton, ndërsa sot është 29 euro.

· Basha: Projekti ynë i studiuar nga Banka Botërore dhe GIZ, i konsultuar me grupet e interesit dhe qytetarët.

· Basha: Projekti i inceneratorëve i pakonsultuar, i kritikuar nga partnerët dhe i lidhur me Ndraghetta-n, sipas prokurorisë italiane.

· Basha: Do t’i gjurmojmë të gjitha paratë e drogës të pastruara në ndërtimet shumëkatëshe në Tiranë.