Bejdo Malo: Ata janë një shpirt e gjashtë “kufoma”


Nga Bejdo Malo

Deri këtu nuk e kishim menduar se do arrinin. Bëjnë si “armiq” në emision, dhe më pas i zë gjumi në “krahat” e njeri tjetrit. Luajnë komedi aktrojnë kur janë në trasmetim dhe përqafohen kur trasmetohen reklama. Janë miq të ngushtë, janë vëllezër siamezë, si Rama, si Fivziu , si Shkulaku , si Fatjona dhe ai tjetri. Nga 10 ndere i marrin për çdo emision kryeministrit. Për të shafqur atë palçollëk në ekran, bëjnë sikur zihen sikur shahen sikur pështyhen. Ata vdesin për pështymën e njeri tjetrit në surrat. Një kryministër që rri tërë ditën në ekran nga mëngjezi në darkë nuk ngopet. Në darkë del e luan teatër me pesë palço. Ata janë një trup e gjashtë kufoma. Janë një mendje dhe gjashtë tru kalbur. Mu kujtua mavria Andrea Stefani, që sa herë dilte tek opinioni donte tre ditë të mblidhte veten, as bukë s’ hante se e bënte palaço Blendi në pushim të emisionit që s’kishte sharë e nuk ishte nxehur nuk kishte bërtitur. E qetësonte pronari i Restorantit , por ai i ziu se mori që se mori veten. Ndaj o teleshikuesë të trashë mos bini pre ata janë një klan që manipulon emisione televizione dhe helmon shoqërinë shqiptare. Mos e hani sapunin për djathë. Ata janë aqë shumë miq sa s’ janë dhe vëllezorit që i ka bërë një nënë. Po tu lexosh tabulatet e telefonave kanë nga 50 komunikime në ditë, për të mos thënë që i zë gjumi me telefon në dorë duke folur.