Basha: T’u rimbursohen urgjent ilaçet, mijëra pacientëve me COVID që kurohen në shtëpi

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje përsëri Qeverisë sot të rimbursojë medikamentet që po marrin për COVID-19, mijëra shqiptarë që kurohen në shtëpi.

“Asnjë medikament për trajtimin e COVID nuk rimbursohet dhe ky është krim i pafalshëm.

Mijëra pacientë që trajtohen në shtëpi në mënyrë ambulatore duhet të kenë urgjent mbështetjen e shtetit me rimbursimin total të medikamenteve,” theksoi Basha që në krye të konferencës së përditshme për shtyp nga selia e PD-së