Albin Kurti si Matteo Salvini në Itali dalin hapur në mbështjetje të kandidatëve për president në SHBA

Ka një shqetësim të pamotivuar për videon mbështetëse të liderit të Vetvendosjes Albin Kurti për kandidatit demokrat Joe Biden, në zgjedhjet e afërta në SHBA.
Albin Kurti, për kundër ndërhyrjes së Edi Ramës në postin e kryeministrit, është lider i një parti opozitare, me pikëpamje ideologjike të majtë, të afërt me demokratët amerikanë. Nëse do të ishte kryeministër po, ahere do ishte ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti tjetër.
Po ashtu liderë të tjerë europianë janë deklaruar për zgjedhjet në SHBA, siç është përshembull Matteo Salvini, kreu i opozitës në Itali, që del përditë në mbështetje të Trump. Edhe Salvini e mbështet Trump për pikëpamje ideologjike.
Ndërkohë, Albin Kurti ka edhe një arsye më shumë për të qenë me kundërshtarin e Trump. Presioni administratës Trump ndaj qeverisë së tij, për heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe, çoi në rrëzimin e tij nga pushteti.
Sido që të jetë, asgjë të pëtbashkët nuk ka me ndërhyrjen e 4 viteve më parë të Edi Ramës si kryeministër për ti thënë Donald Trump “turp i njerëzimit”.