Kolonel Demiraj: 22 vjet më parë u krijuan elita e FA, Forcat speciale



Nga Dritan Demiraj, Kolonel

Sot eshte 22 vjetori i krijimit te njesise me elite te ushtrise shqiptare – njesise BOS.

22 vjet me pare djemte me te mire te ushtrise, iu bashkuan procesit seleksionues me profesional, me te veshtire dhe me standarte 100 % te NATOs nen drejtimin e instruktoreve Turq te FS, duke krijuar Forcat Speciale te ushtrise Shqiptare.

Keta djem dhe vajza, te gjithe se bashku punuan dhe sherbyen ne mbi 37 misione nderkombetare, luftarake dhe paqeruajtese ne Irak, Afganistan, Cad, Bosnje dhe Kosove.

Nga vitit 2009 deri ne vitin 2013, kjo ishte njesia me e vleresuar ne historine e ushtrise shqiptare, nga qeveria shqiptare, lidershipi amerikan, NATO dhe ishte kryefjala e cdo vleresimi qe i behej Shqiperise nga te huajt.
Kjo u arrit pas nje procesi te thelle reformash ne drejtim te modernizimit, strukturimit, pajisjes, stervitjeve reale dhe ekstreme, te cilat u finalizuan ne misionet me te sukseshme qe ushtria shqiptare kishte bere pas vitit 1945.
Nje ndihme te madhe dha dhe mbeshtetja e vazhdueshme e ushtrise amerikane, te cilet na asistuan ne stervitje por dhe drejteperdrejte ne misionet luftarake ne terren ne Afganistan.

Uroj nga zemra suksese ne jete dhe karriere per te gjithe ata kolege te shkelqyer, heronjte e ushtrise shqiptare, per sakrificen e madhe qe kane bere dhe beni per Kombin Shqiptar.

Se fundi duhet te perulemi me respekt ndaj vepres se kolegut tone Kapiten Feti Voglit, familjes se Tij dhe komandatit te pare Kolonel Hysen Ymerit qe u nda nga jeta nje vit me pare.

Efektive te BOS-it! Djem dhe vajza!
Zoti ju bekofte Ju dhe familjet Tuaja.

Colonel (Ret) DD. Ph.D. USA.