DEA arreston ministrin e Mbrojtjes të Meksikës për trafik droge

– Ish-ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Salvador Cienfuegos Zepeda u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Los Anxhelesit, deklaroi ministri i Jashtëm, Marcelo Ebrard.

Ebrard shkroi në Twitter se ai ”ishte informuar për arrestimin nga ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau”.

“Ne do t’i ofrojmë (Cienfuegos Zepeda) ndihmën konsullore për të cilën ai ka të drejtë”, shtoi Ebrard.

72-vjeçari u arrestua me kërkesë të ”US Drug Enforcement Administration” (DEA) njoftoi gazeta meksikane ”El Universal”, ndërsa medie të tjera raportuan se ai ishte akuzuar për trafik droge.