Basha, ultimatum Arben Krajës në SPAK: Në cilin stad ndodhen hetimet? Kur do të pyeten Rama dhe Ahmetaj?

Lulzim Basha, kryetari i PD, i është drejtuar me emër drejtpërsëdrejti kreut të SPAK-ut, Arben Krajës që të përgjigjet publikisht se në cilin stad janë hetimet për aferën e inceneratorëve ku janë përfshire krerët më të lartë të qeverisë, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe biznesmenët e lidhur me ta.

“Dua të përsëris, – tha Basha, – sot kërkesën drejtuar Arben Krajës me emër: Në cilin stad ndodhen sot hetimet për aferën e inceneratorit të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit?

E pafalshme që gazetarë kurajozë kanë bërë investigime për këtë dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion të heshtë njësoj siç hesht Edi Rama, si Arben Ahmetaj, si Erion Veliaj, si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, ndaj i kërkoj sot të bëjë detyrën që ka, të dalë e t’u tregojë shqiptarëve në çfarë stadi janë hetimet, cilët janë hetuesit, kur do të pyetjen Rama e Ahmetaj që brenda një dite të vetme morën 17 vendime për t’i dhënë miliona, një kompanie me 1 mijë euro kapital?!