🔴Basha sqaron taksën e sheshtë: Ja efektet që sjell në ekonominë shqiptare

Lulzim Basha: Taksa e sheshtë sjellë dy efekte. Efekti i parë është që lufton infromalitetin. Me 9% taksë do të rritet numri i njerëzve që nuk i fshehin të ardhurat por i paguajnë taksat ashtu siç janë dhe ne këtë nuk e dimë në teori, por e dimë në praktik. Prandaj përmenda 2006-2007…
Ornela Liperi: Po dhe në 2012-ën taksë e sheshtë ka qenë.
Lulzim basha: Mos më ndërpre pastaj më pyet sa të duash për 2012-2013 dhe unë të kthej përgjigje se unë kam ardhur i përgatitur, unë s’jam Rama pavarsisht se jam jurist e kuptoj ekonominë, pra ti më pyet dhe unë do të japë përgjigje. 2006-2007 të ardhurat u rritën me 1.6 miliardë euro. Pse? Sepse numri i njerëzve që paguanin taksën e sheshtë 10% dhe jo taksën e lartë që ishte më përpara u rrit, infromaliteti u zvogëlua…
Arjan Çani: Këto jemi dakort, pse nuk u mblodhë në 2012-ën?
Lulzim Basha: A ka mundësi të lutem ta mbarojë, ta mbyllë dhe të dytën dhe pastaj më pyet edhe për 2022-in po të duash.
Arjan Çani: Jo, jo.
Lulzim Basha: Me taksën e ulët dhe taksën e sheshtë, ekonomia stimulohet, shkojnë njerëzit jo me ankth në punë.
Ornela Liperi: Ok, po duhen 2 vjet, 3 vjet.
Lulzim Basha: Nuk mund të bëhet brënda 2 javësh dakort që do kohën e vet, prandaj e kemi bërë planin ekonomik gati dhe e kemi shpalosur që para 2 vitesh. Të lutem, se mjafton se ka dhe një pyetje tjetër që e ka bërë pastaj pyet çfardo pyetjesh që të duash ti, po nuk mund të më thuash kurrë që taksa e sheshtë dhe taska e ulët nuk funksionon. Ulet informaliteti, pra rrit bazën e taksimit, pra do të ketë më shumë të ardhura se sa çka taksat e larta dhe stimulon ekonominë, jep frymëmarrje ekonomis, jep oksigjen ekonomisë, jep besim, jep sipërmarrjes dorën qeveirsë, dorën në shpatulla jo në fytyrë, jo në fyt.