Dr. Fauci rrëzon shkencëtarët për ‘imunitetin e tufës’: Marrëzi totale, ide shumë e rrezikshme

Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, kritikoi sot deklaratën e një grupi shkencëtarësh që mbështesin konceptin e “imunitetit të tufës”. Fauci tha se mbështetja e idesë që infeksioni do të ndalojë së përhapuri kur shumica e popullsisë mbingarkohet është “ pa sens dhe marrëzi totale”. Ai deklaroi se kjo është e rrezikshme dhe se shumë kategori vulnerable të popullsisë do të infektohen, gjë që do të çojë në një rritje të numrit të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve. Deri më tani, në SHBA, 7.9 milionë njerëz janë infektuar me COVID dhe 217.000 kanë vdekur.