Rovena Stefa, Rama ka arritur kulmin: Edhe kur kalon në rrugë i thotë qenit pusho

Rovena Stefa iu është bashkuar artistëve që kanë reaguar ndaj masave të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e muzikës, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja u shpreh se ka arritur kulmi ndaj artistët duhet të “lejohen të punojnë si gjithë të tjerët duke zbatuar masat e anti COVID”.

Në të kundërt, ajo tha se do bëhen së bashku në grup artistësh dhe do shkojnë ti këndojnë “me zë të çjerrët kryeministrit në Surrel”.

Ndërsa shprehu bindjen se Edi Rama edhe kur sheh qen në rrugë i kërkon të pushojnë.

Dua ti them atij kryeministrit tonë, t’i dërgoj një porosi që në rast se ky nuk vendos që neve këngëtarëve, si gjithë të tjerëve që punojnë, me masa dhe ne si në çdo institucion, të na lejojë të këndojë përndryshe do bëheni një grup, do ti shkojmë atje tek Surreli, se jam e bindur që kur kalon rrugës i thotë qenit pusho andej, pusho këndej, jam e bindur që edhe kaposhave ua ka mbyll zërin. Kështu që do shkojmë ne në vend të këndezit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti Kryeministër. Do i këndojmë me zë të çjerrët dhe jo ti këndojmë bukur ne. Po vjen kulmi, jemi bashkë por nuk ka sindikata artistësh, për këta e ka fajin ligji, se nuk është bërë i plotë. Ligji për artin ka shumë mangësi,”- u shpreh Rovena Stefa, e ftuar në “Ftesë në 5”.