PD i përgjigjet Ramës me shifra: Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë

Shefi i kabinetit të kryetarit të opozitës Dorjan Teliti i përgjigjet Ramës me shifra: Më kot krahasoheni me ne. Borxhi u rrit 29 përqind nga viti 2014-2020

2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.