Në dorë të Zotit| 5 viktima dhe 182 raste të reja me Koronavirus

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 429 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 182 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve të reja në 24 orë. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 15752 raste me koronavirus, prej të cilëve 5648 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 90 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 9675.