Dr. Dasho: Maska në ambiente të hapura nuk është ajo që i nevojitet Shqipërisë

Erion Dasho, epidiomolog dhe drejtor i Shëndetit dhe inovacionit në Franfkfurt, thotë se maska me detyrim në ambientet e hapura që do të hyjë në fuqi nga e enjta në vendin tonë nuk është vendim i duhur. Në intervistën për TvT Dasho thotë se qeveria duhet të ketë shumë prioritete të tjera para se të arrijë në këtë pikë.

‘Unë mendoj se në këtë situatë që ka Shqipëria ky nuk është vendim i drejtë, ose nuk është vendimi që ka nevojë Shqipëria. Kjo sepse ka shumë prioritete që duhet të ishim marrë parasysh, si përshembull të mos jemi vendi i fundit për teste në Europë. Nuk ka një strukturë për trajtimet, në spitale kemi numrin më të lartë të vdekjeve dhe të tjera si këto”, u shpreh ai.

I pyetur se si iu duket vendimi për mbajtjen e maskave në ambient të hapur në një kohë kur në lokale dhe restorante nuk është e nevojshme Dasho thotë:

‘Këto masa duhen shoqëruar me masa të tjera. Në qoftëse në bare dhe rostarante maska duhet të hiqet kjo duhet shoqëruar me rekomandime. Pra njerëzit të shkojnë në restorante me rrethin familjar. Ose me kufizime për të ndjekur evenimente në ambiente të brendshme. Ka shumë persona që nuk e përdorin maskën siç duhet në autobuse. Në supermakete maska mbahet ne mjekër dhe kështu me radhë.’