Një shqiptare shpallet “Mjekja më e mirë në të gjithë Slloveninë”

Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili, është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në të gjithë Slloveninë”.

Çmimi është në të vërtetë një konkurs, ku fituesi zgjidhet ai që ka numrin më të madh të pikëve.

Hatije Ismaili ka lindur në Gostivar dhe është shkolluar fillimisht në Mitrovicë e më pas në Prishtinë. Më pas ka vijuar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka, Kroaci.

Ajo përfundoi specializimin e saj në gjinekologji në Lubjanë, Slloveni. Aktualisht punon dhe operon në Novo Mesto, Slloveni.

Ajo është mjeke e licencuar, e specializuar në gjinekologji, me një përvojë të shkëlqyer dhe profesionale në fushën e urogjinekologjisë