Karikatura e Kapexhiu tregon sesi Rama po shkon në zgjedhje

Premtimi i Ramës për mandatin e tretë, nuk është tjetër veçse një grumbull metaforash dhe fjalish të përdorura tashmë dendur prej tij, të dala boje. Po sak një gjë të re e tha një ditë. Që Shqipëria me të, pas 8 viteve, do të niste vrapimin.

Pra dy mandate ishin për të bërë nxemjen, i treti për të hyrë në pistë për galopin e madh historik.

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se këto janë vetëm fjalë. Asnjë ide konkrete, asnjë ide e madhe sigurisht. Asnjë plan apo program.

Dhe për më tepër, paradoksi është se këtë e prezanton dikush që në të vërtetë, e ka ulur vendin në gjunj, e ka gjymtuar në këto kohë të qeverisjes së tij shumë problematike.

Pothuajse gjysma e popullsisë ka tashmë statusin e të vërfërit. Borxhi është rritur dhe ka shkuar në shifra rekord. Mungojnë investimet publike. Dhe një pjesë e mirë e buxhetit shkon për skemat e kontestuara e të denoncuara si korruptive, si ato në shëndetësi, apo inceneratorët.

Premtimin e Ramës dhe gjendjen në realitet të Shqipërisë.

Çdo fjalë tjetër më shumë se kjo karikaturë do të ishte e tepërt. Ndaj dhe satira e artistit po shpërndahet masivisht në rrjet. Mapo.al