Drejtori i “GEOVAX” në SHBA: Ja përse nuk është e domosdoshme maska në rrugë

Qeveria vendosi të bëjë të detyrueshme përdorimin e maskës në Shqipëri kudo, në ambiente të jashtme apo të brendshme.

Vendimi u komunikua nga vetë kryeministri Rama, i cili gjatë një konference për shtyp gëzonte që i futi sërish shqiptarët në rresht.

Por, një mjek i mirënjohur, Arban Domi, i cili është drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax” në Shtetet e Bashkuara ka thënë se maska nuk është shpëtimi për COVID-19. Gjatë një interviste për Juli Xhokaxhi në ABC News ai tha se mbajtja e maskës në ambientet e hapura nuk është e domosdoshme.

Me gjasë Arban Domi merr vesh shumë më shumë nga pandemia se Edi Rama, Ogerta dhe gjithë propaganda e Rilindjes mbledhur bashkë.