VIDEO | Të braktisur, të pashpresë, të falimentuar, kjo është e vërteta e fermerit shqiptar

Shefi i kabinetit të kryetarit të opozitës, Dorjan Teliti publikon videon dhe perballe genjeshtrat e Rames me dëshmitë:

Ky është fakti që nuk e mbulojnë dot montazhet dhe regjia qëndrore e propagandës së Ramës.

Më kot mundohet të gënjejë shqiptarët që në vitin e 7 të fatkeqësisë së keqqeverisjes e kanë të qartë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim.

Propaganda e Rilindjes nuk pin më ujë, produktet e tokës tonë nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.

Ndryshimi është domosdoshmëri, 25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë