Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen për Mbrojtjen Euroatlantike

Më 2 tetor 2020, në Komandën Supreme të Aleancës [Supreme Headquarters Allied Powers Europe (SHAPE)] Mons, Belgjikë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Krijimit të Komandës së re të NATO, Joint-Force Command Norfolk [JFCN], ku morën pjesë komandanti Suprem i Aleancës në Evropë [Supreme Allied Commander Europe (SACEUR)], gjeneral Tod D. Rolters (Wolters), shefi i Shtabit të ACO [Allied Command Operations] Admiral Joakim Ryle (Joachim Rühle) dhe përfaqësuesit ushtarakë kombëtarë të shteteve pjesëmarrëse në këtë komandë, në SHAPE.
Për palën shqiptare në emër të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesi ushtarak kombëtar në SHAPE, ACO, kolonel Petrit Çuni, njoftoi zyra e shtypit e MM-së.
Roli i Shqipërisë në këtë komandë është domethënës duke kontribuar me dy oficerë në shtabin e kësaj komandë, krah për krah aleatëve tanë; SHBA, Gjermani, Turqi, Mbretërisë së Bashkuar, Itali, Kanada, Francë, Danimarkë, Greqi, Norvegji, Spanjë, Poloni, Islandë, Rumani dhe Bullgari.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi shënon suksesin e përpjekjeve të mëdha të ndërmarrë nga NATO-ja dhe vendet anëtare të saj për të riorganizuar Aleancën në mënyrë që të ruajmë paqen dhe prosperitetin e vendeve dhe popujve tanë, thanë drejtues të NATO-s..
Info
“Më shumë se dy vjet më parë, në shkurt 2018, ministrat e Mbrojtjes së NATO të, në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ranë dakord për përshtatjen e strukturës së komandës së NATO, duke përfshirë një strukturë të re, Nënkomanda Supreme e Aleancës në Europë, udhëhequr nga SACEUR, SHAPE, me fokus kryesor mbrojtjen e Atlantikut, si një strukturë e re ushtarake e forcës së NATO.
Më vonë, në qershor 2018, dakordësuan që kjo komandë e re e Forcës së Përbashkët, të vendoset në Norfolk, Virginia. me vend pritës SHBA.
Nën drejtimin e vendosur të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USECOM), vendet pranuan të marrin pjesë në këtë seli të re dhe SHAPE mori si detyrë dhe në një kohë shumë të shkurtër u finalizua marrëveshja, teksti i Memorandumit të Mirëkuptimit. Ky Memorandum Mirëkuptimi është themeli i kësaj komande, lidhur me funksionimin, drejtimin, financimin, administrimin dhe mbështetjen e Forcës së Përbashkët, Komandës së Norfolkut. Ajo rregullon marrëdhënien dhe mirëkuptimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve kontribuuese pjesëmarrës të kësaj komandë.
Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, në korrik të vitit 2020, Këshilli Atlantikut të Veriut (NAC) vendosi të aktivizojë Komandën e Forcës së Bashkuar Norfolk si një strukturë ushtarake e NATO me statusin e Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar nën Protokollin e Parisit. Misioni Komandës së Norfolkut, tregon qartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe Aleatëve të tjerë të NATO për të mbrojtur Aleancën, nëpërmjet angazhimit të Flotës së 2-të të Marinës amerikane më qëllim mbrojtjen e linjave të komunikimit strategjik të Atlantikut të Veriut dhe parandaluar çdo agresion të mundshëm, duke kontribuar si forcë e reagimit të NATO. Për më tepër, krijimi i kësaj komande shkon në të njëjtën linjë me përqasjen e re të Aleancës, për mbrojtjen 360 gradë brenda kufijve të NATO dhe në përputhje me konceptin e ri të mbrojtjes për parandalimin dhe mbrojtjen euroatlantike (Deterrance and Defence Euro-Atlantic Area.