Biznesi i vogël në hall. Kërkon që të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore

Shoqata e biznesit të vogël kërkon ndihmë për të përballuar dëmet që kanë pësuar nga pandemia. Bizneset e vogla me anë të një letre drejtuar qeverisë kërkojnë një paketë të tretë me masa lehtësuese për një periudhë 6 mujore. Ndër të tjera kërkohet që të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore,të rishikohen dhe kompensohen faturat e ujit dhe energjisë për ato biznese që u mbyllën gjatë pandemisë.
Bujar Muça, nënkryetari shoqatës është shprehur se mbi 120 mijë punonjës kanë ngelur pa punë.“Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjellë edhe falimente të tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%.”
Shoqata i ka dhënë qeverisë 15 ditë afat për plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë nisjen e protestave.