Nga vrasja e Ardit Gjoklaj te Teatri. Gazetari: Veliaj duhet të përgjigjet para

Kryetari I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të dalë para drejtësisë para se të reklamojë afrimet në PS personazheve të njohur.

Kështu shprehet gazetari Basir Çollaku, i cili përmes një postimi në Facebook, rendit arsyet pse Veliaj duhet të dale si i pandehur para drejtësisë.

Çollaku nuk harron as rastin e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, vrasja e të cilit mbetet ende e pazbardhur.

“Shumë emra publike dhe gjysëm të tillë, kur dalin në krah të Veliajt më duken si kulla betoni, por ne duhet ti kërkojmë llogari kryebashkiakut të përballet me drejtësinë për vrasjen e të miturit Gjoklaj, rihapjen e dosjes dhe hetim i thelluar për qindra leje ndërtimi dhënë investitorëve të hashashit, heroinës, kokainës.

Ky keqbërës duhet larguar nga shkollat ku gjezdis si ndërtues, ndonëse është kryeabuzues me paratë publike. Sidomos Teatri, masakra e paparecedentë.

Sa per gaztorët, me qira e pagesë janë, sot këndej e nesër andej ka 3 dekada që sillen kështu…”, shkruan Çollaku në postimin e tij