Foto me snajper në dorë, Kujtim Gjuzi shpjegohet: Ishte mesazh për Sandër Lleshajn

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka shpjeguar foton e tij me snajper që ndau ditën e djeshme në rrjetet socialiale. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi u është përgjigjur pyetjeve të moderatorëve, duke theksuar se fotoja kishte një mesazh.

Sipas Gjuzit, postimi i “dedikohej” ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për t’i treguar sesa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri.

Pyetje: Është e vërtetë apo lodër?

Kujtim Gjuzi: Lodër nuk mund t’i themi se nuk gjuan ujë. Gjuan nga fishekët që shpojnë tollumbacet e rilindjes që tenton akoma me mashtrime të mbajë pluhurin e bardhë nën trojet etnike. në këtë koncept ne nuk duhet të na vrasin me miell të bardhë, por të kenë kujdes se nuk e kthejnë Shqipërinë Kolumbi.

Pyetje: Cili është qëllimi?

Kujtim Gjuzi: Shqiptarët i mbajnë armët që kur janë shpikur. Pastaj unë jam rritur në Mukje dhe në Nikël, e kam problem këtë punë.