VIDEO| Sadri Abazi harron se jeton në kryeqytet, u bërtet socialistëve për Erion Veliajn

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, i cili shquhet për një oratori të rrallë dhe sigurisht me intelekt të thellë, ka bërë një tjetër performancë gjatë një takimi në njësinë katër në Tiranë, ku i pranishëm ishte edhe Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Sadriu i ngriti të gjithë socialistët e pranishëm në takim në këmbë dhe pasi shpjegoi se PS do të marrë shumë vota në atë njësi, bëri edhe një deklaratë në formë dëshirore për Veliajn, duke thënë: “Erion, ardhsh i bardhë si pëllumb në njësinë tonë!”

Ju kujtojmë se katër vjet më parë, Edi Rama vërtet humbi një kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama fitoi një orator special mitingjesh elektorale.

Fjalimi i Sadri Abazit në mitingun e mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.

Diçka tjetër që ra në sy ishte gjestikulacioni i rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi, shoqëronte fjalimin e tij.