Karikatura e Kapexhiut dërrmon propagandën e qeverisë për rezultate me Integrimin

Bundestagu

Komisioneri për Zgjerim i KE Oliver Varhelyi, do ketë sot takime me Presidentin e Republikës, Kryeministrin dhe kreun e Opozitës Lulzim Basha për raportin e progresit 2019. Por qoftë qëndrimi i Bashës, qoftë qëndrimi i Presidentit për këtë çështje tashmë dihen. Më shumë se një herë ata kanë deklaruar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë antikushtetuese në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit. Me sa duket vetë Kryeministri ka pritur hartimin e raportit, për të votuar më pas ndryshimet kushtetuese.

Raportuesi për Shqipërinë do informohet se sa i thellë është problemi i hapur me vetëdije nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme që shkelin marrëveshjen e 5 qershorit, të cilësuar deri diku si kusht kryesor për hapjen e negociatave, sidomos nga Bundestagu gjerman.

Johan Wadephul, Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU do ishte i prerë në qëndrimin e tij të datës 30 shtator, pas një takimi me ministrin e Jashtëm Gent Caka.

“Ne e mirëpresim konsensusin e 5 qershorit. Ne pyesim, megjithatë, nëse ishte e mençur të vinte në diskutim këtë konsensus përsëri përmes ndryshimit kushtetues të njëanshëm të 30 korrikut. Prandaj rekomandimi ynë, urgjent: kthimi te konsensusi në Këshillin Politik. Dhe i jepni ODIHR mundësinë për të vlerësuar ndryshimet e propozuara në Këshillin Politik. Vetëm kur ODIHR të thotë që reforma zgjedhore përputhet plotësisht me rekomandimet e OSBE/ODIHR, do të jetë më e lehtë për ne të themi se parakushti për reformën zgjedhore është përmbushur”, do ishte qëndrimi i zotit Wadephul pesë ditë para votimit në mënyrë të njëanshme të kodit.