Basha takon taksistët në Tiranë. Bizneset vuajnë konkurrencën e pandershme dhe taksave të larta

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me taksistët në Tiranë ku është njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre.
Një prej taksistëve i cili ka 20 vite në punë theksoi se biznesi i tij është më i diskriminuari sidomos gjatë pandemisë prej monopoleve, konkurrencës së pandershme dhe taksave të larta.
Basha theksoi se ai ka kërkuar për biznesin e vogël suport nga qeveria deri më 25 prillit, se pas zgjedhjeve garantoi se nuk do të flitet më me fjalë por me vepra, duke filluar me uljen e çmimit të naftës prej heqjen së taksës së qarkullimit 240 lekë.