Profesori i ekonomisë, Xhepa: Shqipëria është e pasur, por shqiptarët janë të varfër

Ditën e djeshme në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora ka qenë i ftuar pedagogu Selami Xhepa.

Ai është shprehu se Shqipëria nuk është e varfër, ajo është e pasur. Por, shqiptarët janë të varfër.

Selami Xhepa: Së pari do të nisem që nga titulli, “Pse është e varfër Shqipëria”. Shqipëria është një nga vendet e pasura të rajonit, është një vend që ka pasuri natyrore të bollshme, ka një pozitë gjeografike të admirueshme, ka resurse dhe burime që pa asnjë diskutim mund të prodhojnë mirëqenie jo vetëm për popullsinë që ne kemi, por shumë më tepër se sa kaq.

Nga ana tjetër shqiptarët janë të varfër, Shqipëria është e pasur me uji dhe në shtëpi s’kemi uji, është e pasur me pasuri të tjera dhe ne nuk i gëzojmë dot. Problemi duhet parë se cilat janë arsyet që e mbajnë Shqipërinë me gjithë këto resurse, me gjithë këto burime në një gjendje të nënë zhvillimit të vetvetes.