“One Telecommunications” vlerësohet për iniciativën e rrjetit të pastër

Nën sekretari i Shtetit të SHBA për Energjinë, Rritjen Ekonomike dhe Mjedisin,Keith Krach shprehu mirënjohjen në emër të Presidentit Donald Trump që Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve me rrjet të pastër 5G. Z. Krach falenderoi gjithashtu operatorin e vetëm shqiptar që i është bashkuar kësaj inisiative, ONE Telecommunications, duke cituar drejtorin e saj ekzekutiv. Emil Georgakiev: “One Telecommunications vazhdon të tregojë angazhim për të ruajtur standartet më të larta të sigurisë për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm mjete të besuara”.

ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.

Rrjeti i Pastër adreson kërcënimet afat-gjata që ka patur në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës. Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standartet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumë-vjecare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara.